Aktualitet

Franca dhe Italia pranë Shqipërisë, ja shifra e madhe që dhuruan

Shkruar nga Liberale
Franca dhe Italia pranë Shqipërisë, ja shifra e madhe që

Vazhdojnë të publikohen shifrat e dhuruara nga vendet evropiane në Konferencën e Donatorëve. Franca i ka dhuruar Shqipërisë 100 milionë euro, e ndërsa 60 mln euro do t'i japë në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë", tha ministri i jashtëm Francës.

Italia ka dhuruar 65 milionë euro, ndërsa ministri italian ka treguar mbështetjen që dha ndaj Shqipërisë në momentet e saj të vështira.

“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar.

Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. Japim 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH