Showbiz

FOTOT/ Sot në ditëlindjen e Manjola Nallbanit, vitet ikin por ajo nuk 'ndryshon'

Shkruar nga Liberale

Dita e sotme ishte një ditë e veçantë për këngëtaren Manjola Nallbani.

Një ndër zërat më të mirë të muzikës shqiptarë gjatë tri-katër dekadave të fundit festoi ditëlindjen.

Manjola Nallbani ka ndarë një foto në pishinë buzë detit, me rastin e ditëlindjes së saj të 53-të.

E nëse vitet ikin, nga forma fizike për Manjolën, duket se koha ka mbetur në vitet e kulmit të saj të karrierës si këngëtare.

“ Ja të vishemi bukur me kostum si për ditëlindje, meqë na qëllon në 40 gradë. Faleminderit ZOT për çdo ditë e vit të jetës”, i shkruan vetes në mesazhin e saj, që publikoi në rrjetet sociale një ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut.

Manjola Nallbani i përket një brezi të artë artistësh, të cilët shpërthyen në vitet e para të tranzicionit, pas rrëzimit të regjimit komunist, duke i dhënë vlerat që meriton arti dhe muzika shqiptare.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH