Showbiz

FOTOT/ Sheila Haxhiraj pas klipit “zhvishet” edhe në skenë

Shkruar nga Liberale

Sheila Haxhiraj mori pjesë te “Kënga Magjike” me këngën e saj “Malli” Ajo që na bëri përshtypje nuk është as performanca e artistes dhe as kënga.

Ajo që na bëri përshtypje ishte fakti se Sheila ka ardhur shumë e zhveshur, mund ta quajmë “topless” ku në njërën anë të gjoksit ka vendosur ta mbulojë një pjesë vetëm me një aksesor.

Pas daljes nga “Big Brother”, Sheila vazhdon të jetë në klipet e saj super ekstravagante duke preferuar të vijë gjithmonë sensuale, por ndryshe nga klipet këtë herë në një skenë të madhe si ajo e Këngës Magjike duket se këngëtarja e ka ekzagjeruar me zhveshjen e saj në skenë.

Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen me disa foto që ka publikuar në “Instagram”. Duket se fiksimi i këngëtares për të nxjerrë gjoksin është më i hershëm. Këngëtarja shfaqet “topless” nga vaska, ndërsa ka shkruar: “Më lër të notoj në mendimet e tua…”

Kujtojmë që këngëtarja, pas daljes nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP”, u përfol se kishte nisur një lidhje me ish-banorin Kledi Hysa. Por, afërsia mes tyre kishte të bënte me klipin e ri të saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH