Aktualitet

FOTOT/ Luana zë vendin e Arjan Çanit, marrëveshja e bujshme e një rikthimi të madh

Shkruar nga Liberale

Moderatorja e njohur Luana Vjollca në ditëlindjen e saj ka zgjedhur që të bëjë një postim në rrjetin social Instagram në lidhje me rikthimin e saj në ekran.

Përkrah fotove të publikuara Luana shihet me pronarin e televizionit Klan Aleksandër Frangaj dhe bashkëshortes së tij Alba Fragaj.

“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bej unë . E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigant të TV Klan për t’u takuar së bashku premtime më atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, ka shkruar ajo.

Emisioni i saj do të transmetohet të premten në mbrëmje, në vendin e “Zonë e Lirë”. Një natë më vonë moderon tek i njëjti ekran edhe motra e saj më e vogël.

Është larguar nga Tv Klan pas shumë vitesh emisioni i Arjan Çanit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH