Sport

FOTOT/ Jorida Tabaku surprizon “nonën e SK Tironës në 102 vjetorin e lindjes”

Shkruar nga Liberale

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shkuar si çdo vit për të uruar në ditëlindjen e saj Nazihe Stërmasin, bashkëshorten e Selman Stërmasit, ish-legjendës së klubit “Tirana”.  Naziheja festoi sot 102-vjetorin e lindjes.

“Zoti të dhëntë shëndet e gëzime Nona e Tironës!”, - tha Tabaku.

“Nazihe Stërmasi, nona e Sport Klub Tironës duke festuar 102 vjetorin. I dhëntë Zoti shëndet e gëzime se ka kaluar një jetë plot mundime!”

“Kënaqësi e imja sa herë shkoj ta takoj dhe kujtoj me të Tironën e vjetër dhe miqësitë e dashurinë e tironsave për qytetin dhe njëri tjetrin!”, shkroi Jorida Tabaku, teksa ndau edhe imazhet e vizitës në familjen ikonë të futbollit bardheblu.  /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH