Aktualitet

FOTOT/ Emrat e njohur të politikës, shkencës dhe artit që u ndalën në stendën e UET-PRESS në Panairin e Librit 2022

Shkruar nga Liberale

Në jubileun e 25-të të Panairit të Librit, UET-PRESS vjen për lexuesin me mbi 40 botime të reja që shënjojnë risi në diskursin publik shqiptar.

Autorë si Mero Baze e Arben Imami, Enver Hoxhaj e Gani Mehmetaj, Migjen Kelmendi e Preç Zogaj, Rudolf Marku e Vera Bekteshi janë vetëm disa nga autorët e 40 botimeve të reja që shtëpia botuese UET PRESS sjell në Panairin e Librit.

Nga dokumentet e rëndësishme të historisë së re të Kosovës, filozofia, letërsia artistike, librat e motivimit dhe deri tek ato me receta të një shefi të njohur si Alfred Marku…në stendën e kësaj shtëpie botuese, lexuesi i gjen të gjitha.

Edhe debatin mbi nevojën për të normalizuar letërsinë e shkruar në dialektin gegë, por edhe rihapjen e temës së nxehtë mbi standardin e shqipes dhe nevojën për një drejtshkrim modern të tij, nga studiuesi Aristotel Spiro.

Lexuesit kanë pasur mundësi të njihen nga afër me librat, autorët dhe të ndajnë me ta mendime, qartësime e sugjerime të ndryshme.

Më poshtë po sjellim disa fotografi nga stenda e UET-PRESS në Panairin e 25-të të Librit në Pallatin e Kongreseve, ndërsa kujtojmë se Panairi i Librit mbyllet të dielën (20 nëntor).

Romani fitues i Çmimit Kadare 2022, Pusulla të verdha, i autores Vera Bekteshi – një rrëfim tronditës në vetë të parë, ky libër u kushtohet personave me aftësi ndryshe dhe sfidave të tyre në një shoqëri ende skematike dhe përjashtuese për të ndryshmin.

[caption id="attachment_1299585" align="alignnone" width="861"] Autorja Vera Bekteshi në një bashkëbisedim për librin e saj me drejtorin Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha në stendën e UET-PRESS në Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve[/caption]

Zemra është një vend i vetmuar – roman i rënies në terr politik dhe i jetës në grackën e tij – është me gjasë romani më i mirë i Rudolf Markut dhe hyn padyshim ndër romanet më të mirë të krejt Letërsisë Shqipe jo vetëm në tre dekadat e saj të fundit, vlerëson studiuesi Gëzim Basha. Në qendër të tij është një vajzë gjermane, Fräulein R.H, një bionde e bukur, e cila pas njohjes në Dubrovnik dhe vendimit për t’u martuar me shqiptarin e hijshëm Martin, mbeti peng në Shqipërinë komuniste për shkak të pafajsisë së saj. Përmes fatit të karaktereve të veta, autori ofron vështrime kaleidoskopike dhe imagjinative në Shqipërinë e tri kohëve; Luftës së Dytë Botërore, diktaturës komuniste, dhe tranzicionit. Rudolf Marku arrin të ruajë dritën e dashurisë në gdhendjen e dy personazheve kryesore të romanit të tij, ndërsa skalit me mjete artistike një kohë të errët historike me të gjithë groteskun, zezonën, absurdin dhe dhimbjen që kjo kohë shenjoi tek njerëzit që e jetuan.

[caption id="attachment_1299572" align="alignnone" width="857"] Autori Rudolf Marku me politikanin Fatbardh Kadilli në një bashkëbisedim të ngrohtë për librin në stendën e UET-PRESS në Pallatin e Kongreseve[/caption]

 Shkrimtari Preç Zogaj vjen para lexuesit me librin e tij “më të dashur” – Bija e vjetër e Nënës së re. Marija, 80 vjeçe, në një ëndërr apo zhgjëndërr takon nënën e vdekur vite më parë. Nënë Mara, ishte ashtu siç e mbante mend e bija. Por, nëna nuk e njohu të bijën. Me këtë histori të pazakontë, Zogaj e fton lexuesin në një përjetim të fortë emotiv duke shkrirë kufijtë e kohës, të kujtesës, rendit të gjërave. Një prozë poetike dallueshëm e lazdruar, kjo novelë e spikat shkrimtarin Zogaj sa në ngjizjen e subjektit aq edhe në stilin e tij rrëfimtar.

[caption id="attachment_1299560" align="alignnone" width="854"] Shkrimtari Preç Zogaj me ish-kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në stendën e UET-PRESS në Panairin e Librit[/caption]

Shkrimtari dhe publicisti Mustafa Nano vjen me “Gegë e Toskë”, një ripunim i thelluar studimor i librit të tij të shumëdisktuar “Unë jam Gegë”, në rrekjen për të sintetizuar një profil identitar të shqiptarëve të Jugut dhe Veriut. Me skrupulozitetin e studiuesit dhe rrjedhshmërinë e rrëfimit të gazetarit, autori Nano tërheq edhe një herë vëmendjen për një ndalesë të kujdesshme e të ftohtë në ‘veten’ tonë si strukturë njerëzore e historike në rrjedhën e kohës. Libri Sandwich – A është mirë me qenë shqiptar?, nga i njëjti autor vjen si ribotim i publikimit të vitit 2017. Ai është një studim mbi marrëdhëniet e shqiptarëve me fqinjët gjatë historisë, të cilat janë përkufizuar prej historiografisë zyrtare si prore të pamundura e armiqësore.

“Rugovën, si e kam njohur” – është një tjetër libër kujtese nga Gani Mehmetaj, i cili sjell përmes dëshmive personale kronikën e kohës së Rugovës sa edhe dimensionin e tij si burrështetas.

 

[gallery columns="1" jnewsslider="true" ids="1299560,1299561,1299562,1299563,1299564,1299565,1299566,1299567,1299568,1299569,1299570,1299571,1299572,1299573,1299574,1299575,1299576,1299577,1299578,1299579,1299580,1299581,1299582,1299583,1299584,1299585,1299586,1299587,1299588"]

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH