Showbiz

FOTOT/ Dorë për dore, pas emisionit Bora Zemani tregon se nuk është vetëm

Shkruar nga Liberale

Bora Zemani prej më shumë se një viti, që nga moderimi i programit “Për’Puthen” është duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar nata e dytë e spektaklit “Dancing with the Stars”, ku dihet tashmë që prezantuese është Bora.

Ditën e sotme moderatorja ka postuar disa foto nga ‘look-u’ i saj i mbrëmjes së djeshme, ku mes tyre nuk ka harruar të vendos edhe një foto shumë të veçantë të saj dhe aktorit dhe moderatorit të njohur, Donald Veshaj. Në foto duket vetëm duart e tyre të kapura fort me njëra-tjetrën. Që prej natës së parë të spektaklit, Donaldi na ka treguar me anë të postimeve në Instastory, se ka qenë gjithmonë aty për të mbështetur Borën deri në fund.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH