Aktualitet

FotoLajm/ Enver Hoxha me djalin e nipat para derrave të vrarë

               Publikuar në : 19:41 - 17/05/19 Liberale

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar të premten një foto historike të ish-diktatorit Enver Hoxha, ndërsa ky i fundit shfaqët me të birin dhe nipat para trofesë së gjahut.

Si diçiturë të fotos, Dervishi ka vendosur një shpjegim të shkurtër, ku tregon përpjekjen e Enver Hoxhës për t’u mësuar pasardhësve erën e gjakut.

Shënimi i plotë:

Era e gjakut!

Zakonisht ambientalistët protestojnë kur shohin foto gjuetie me kafshë të vrara. E kanë si reagim të natyrshëm për mbrojtjen e natyrës. Ja një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra (🐷) të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit. Edhe ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut.

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *