Ndërkombëtare

Fotoja e refugjatit sirian me djalin e tij vlerësohet si fotoja e vitit

               Publikuar në : 21:25 - 26/10/21 liberale

Kjo foto e një refugjati sirian dhe djalit të tij fitoi foton e vitit. Babai sirian Munzir al-Nazzal dhe djali i tij 5-vjeçar Mustafa jetojnë në Turqi. Familja u largua nga Siria tre vjet më parë pasi Munzir humbi këmbën e tij, pas shpërthimit të një bombe në treg.

Mustafa ka lindur pa asnjë gjymtyrë. Ai ka një çrregullim i shkaktuar nga medikamentet që nëna e tij Zeynep duhej të merrte pasi u godit nga gazi nervor gjatë luftës në Siri.

Familja al-Nazzal ka tre fëmijë dhe është mbështetur në donacione për më shumë se tre vjet, dhe ka jetuar në pjesën e pasme të një dyqani për një kohë.

Fotoja e quajtur “Vështirësitë e jetës” është realizuar nga fotografi turk Mehmet Aslan. Nderimi u prezantua nga Siena International Photo Awards.

Më shumë se 1.5 milionë sirianë po jetojnë me lëndime të përhershme të shkaktuara nga konflikti në vend, raporton UNICEF.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back