Showbiz

Fotoja e kryeministres 'fut' në sherr finlandezët

Shkruar nga Liberale

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka shkaktuar debat në vendin e saj, pasi pozoi për një reviste vendase me një dekolte të theksuar. 35-vjeçarja, e cila kryeson qeverinë e qendrës së majtë, u kritikua për veshjen të cilësuar “të papërshtatshme” nga disa përdorues në rrjetet sociale.

Por mbështetësit e saj nxituan t’i dilnin në krah, duke nisur në rrjetet sociale edhe një fushatë me fotografi me dekolte, shoqëruar me hashtagun, #imwithsanna. Mijëra postime janë bërë në Instagram ku njerëzit pozojnë ngjashëm me Marin.

Në intervistën që kishte realizuar për revistën “Trendi”, ku edhe u publikua foto tejet e debatuar, Marin tregon sesi duhet të përballojë presionin për të udhëhequr gjatë këtij viti të vështirë pandemie.

Marin, e cila e quan veten socialdemokrate, është përdoruese e shpeshtë e rrjeteve sociale, ku nuk ngurron të tregojë edhe jetën e saj private. Ajo u bë kryeministre e Finlandës në dhjetor të vitit të kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH