Aktualitet

FOTO+EMRI/ Kush është 19 vjeçari shqiptar, që humbi jetën në aksidentin tragjik

Shkruar nga Liberale

Daniele De Re dhe shqiptari Xhuliano Këlliçi, përkatësisht 18 dhe 19 vjeç, janë dy nga katër djemtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Godega.

Aksidenti fatal ndodhi që natën mes të shtunës dhe të dielës në “Godega di Sant'Urbano” shkaktoi dhimbje në provincat Treviso dhe Pordenone, ku kanë jetuar katër djemtë që humbën jetën pak pas dy të mëngjesit.

Viktimat janë: Daniele De Re, 18 vjeç, Xhuliano Këlliçi, 19 vjeç, të dy banues në Cordignano. Së bashku me ta ishin edhe Daniele Ortolan nga Orsago dhe Marco Da Re nga Caneva, në provincën e Pordenone (të dy 19 vjeç).

[caption id="attachment_1263550" align="aligncenter" width="614"] 19 vjeçari me origjinë shqiptare, Xhuliano Këlliçi[/caption]

Daniele dhe Xhuliano po ktheheshin nga një mbrëmje e së shtunës nën shoqërinë e miqve.

Shqiptari Xhuliano Këlliçi ishte i apasionuar pas sportit dhe veçanërisht Kick-boksi.

“Volkswagen Polo” me të cilin po udhëtonin u shkatërrua plotësisht nga përplasja.

Ndihma mjekësore ishte e kotë për të rinjtë, të cilët vdiqën menjëherë në vendin e ngjarjes. Kryebashkiaku i Cordignano-s, tha lidhur me lajmin tragjik.

“Jemi përpara një tragjedie që është vërtet e vështirë për t’u pranuar. Këta djem po hynin në jetë, por të gjitha ëndrrat dhe shpresat e tyre u shkatërruan kundër asaj kthese fatale”.

Ai paralajmëroi se do të shpallet ditë zie në qytet, në ditën e varrimit të Danieles dhe Xhulianos.

“Sot ngushëllimet e mia shkojnë për prindërit dhe familjarët e këtyre katër djemve. Në emër të gjithë Cordignano ne jemi pranë tyre”, theksoi kryebashkiaku i Cordignano-s. /Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH