Aktualitet

Foto+Emri/ Armë, municion, sëpatë dhe para, ja çfarë i gjen policia

Shkruar nga Liberale
Foto+Emri/ Armë, municion, sëpatë dhe para, ja çfarë

Policia e Elbasanit njofton se ka kryer kontroll në banesën e shtetasit Josif Kavaja, i cili u plagos dhe më pas u arrestua nga uniformat blu.

Sipas policisë, në banesën e Kavajës janë gjetur municion, armë, para dhe sëpatë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K ndaj forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe më pas ndaj forcave Renea , ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit shtetasi J.K u plagos, veprimet kanë vijuar me kontrollin e banesës.

Si rezultat i kontrollit të banesës të kryer nga Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, janë gjetur dhe sekuestruar 13 500 fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete, 30 granta difesive, rreth 2 kilogram kanabis sattiva dhe një sasi me fara kanabis.

Më parë në momentin e arrestimit , policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë si dhe një sopatë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1176735,1176734"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH