Globi

Foto/ 'Zogu i zi', ky është avioni më i shpejti në botë

Shkruar nga Liberale
Foto/ 'Zogu i zi', ky është avioni më i shpejti në

Gjatë Luftës së Ftohtë ky avion mund të fluturonte më lart dhe më shpejt se çdo avion tjetër; dhe sot 55 vjet pas fluturimit të tij të parë bën ende të njëjtën gjë.

Lockheed SR-71, i krijuar në fshehtësi në fund të viteve 1950, ishte në gjendje të fluturonte në lartësi ekstreme dhe të tejkalonte shpejtësinë e një rakete. Deri më sot, ai mban rekordin për lartësinë më të lartë në fluturimin horizontal dhe shpejtësinë më të madhe për një aeroplan joraketor.

Ai ishte pjesë projektit të një familjeje avionësh spiunë të ndërtuar për të hyrë në territorin e armikut, pa u qëlluar nga poshtë apo pa u zbuluar, në një kohë kur nuk kishte satelitë dhe dronë.

I lyer me bojë të zezë për të shpërndarë nxehtësinë, ai fitoi nofkën Blackbird (Zogu i zi) çka e bëri aeroplanin të dukej ndryshe nga gjithçka të ndërtuar më parë – një model që nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi i tij.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1100267,1100269,1100261,1100262,1100263,1100264,1100265,1100266,1100268,1100270"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH