Globi

Foto/ Zjarri shkatërron 500 autobotë nafte dhe gazi

Shkruar nga Liberale
Foto/ Zjarri shkatërron 500 autobotë nafte dhe gazi

Të paktën 500 autobotë nafte dhe gazi janë shkatërruar në një shpërthim katastrofik në vendkalimin më të madh tregtar mes Afganistanit dhe Iranin, duke shkaktuar një dëm prej dhjetëra milion dollarësh.

Zjarri i madh, i cili shpërtheu në portin 'Islam Qala', 75 milje nga qyteti perëndimor i Herat u vu në kontroll pas disa orësh dhe një hetim ka filluar për këtë ngjarje

Të paktën 60 njerëz u plagosën pasi qindra automjete djegëse shpërthyen në flakë dhe një seri shpërthimesh hodhën kamionë në ajër, duke prishur ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1184166,1184167,1184168,1184169,1184170,1184171,1184172,1184173,1184174,1184175,1184176,1184177,1184178,1184179"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH