Është zgjedhur ditën e sotme anëtarja më e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me 16
Prokurorja Esmeralda Keshi ka marrë 133 vota pro, duke lënë pas prokurorin Vladimir Marën.
Nga votimi i sotëm është përjashtuar kreu i Krimeve të Rënda, Donika Prela, pasi ajo nuk mbërriti në kohë në votim. Procesi i votimit është mbikëqyrur nga kryeprokurorja e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.
Prokurorja e zgjedhur zëvendëson në këtë post Gentian Osmanin, i cili nuk kaloi dot testin e Vetingut dhe u shkarkua nga detyra./Gazeta Liberale