1

Foto/ Zbulohet emri i ri i stadiumit “Arena Kombëtare”

               Publikuar në : 12:24 - 09/11/19 liberale

“Arena Kombëtare” do të ketë emër të ri. Në emisionin “Procesi Sportiv”, u zbulua se ky sadium do të quhet “Air Albania Stadium”.

Pas arritjes së marrëveshjes, mësohet se kompania ajrore do të paguajë plot 650 mijë euro në vit, për vendosjen e emrit të stadiumit kombëtar.

Kjo ishte oferta më e madhe financiare që i është ofruar shoqatës “Qendra Sportive Kuqezi” e cila administron stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në garë ishin edhe kompani hidrokarburesh BolvOil, kompania telefonike Vodafon apo kompania e sigurimeve Sigal.

Marrëveshja mes Air Albania dhe shoqërisë aksionere “Qëndra Kuqezi ” do të firmoset ditën e hënë për t’i dhënë udhë zyrtare këtij bashkëpunimi.

Hapja zyrtare e stadiumit do të  bëhet më datë 17 nëntor ,në sfidën Shqipëri-Francë./Gazeta Liberale

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *