Showbiz

FOTO/ Zbulohet e dashura e re e Olsi Bylykut

Shkruar nga Liberale

Olsi Bylyku ka qënë padiskutim një ndër personazhet më të komentuar së fundmi në shtypin rozë për shkak të ndarjes nga partnerja e tij prej disa vitesh, Egli Tako.

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtari ka krijuar një lidhje të re dhe bëhej fjalë për një gazetare, emri i së cilës ende nuk ishte bërë publik por duket se më në fund, në media është publikuar emri dhe fotoja e vajzës që pretendohet se është e dashura e re e Olsit.

Sipas spekulimeve, Olsi dhe gazetarja, emri i së cilës është Denada Lura, janë njohur gjatë kohës që punonin bashkë në të njëjtin televizion dhe thuhet se çifti më i ri i showbiz-it po shijon këtë romancë prej katër muajsh tashmë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH