Sport

FOTO/ Vritet para ndeshjes me Sampdorian kryetifozi i Interit

Shkruar nga Liberale

Vittorio Boiocchi, kreu i tifozëve të Interit është vrarë nga të shtënat në rrugët e Milanos, pak para ndeshjes me Sampdorian

Ultrasi- i cili kaloi 26 vjet në burg - u godit nga të shtëna të shumta rreth orës 19:50.

Vittorio Boiocchi , kryetari i ultrasve të Interit , u vra nga të shtënat me armë zjarri në rrugë, në Figino, në periferi perëndimore të Milanos .  Ai u qëllua në qafë dhe gjoks nga të shtëna të shumta rreth orës 19:50, ndërsa ishte duke ecur në rrugën “Fratelli Zanzottera”.

Kryetifozi ra përtokë në një pellg gjaku. Alarmi është dhënë nga disa kalimtarë. Rruga e asaj që duket të jetë një pritë ndodhet në periferi të qytetit, në lagjen Figino. I transportuar në kushte të dëshpëruara në spitalin e San Carlo, ai vdiq në dhomën e urgjencës. Prita ka ndodhur pak para ndeshjes Inter-Sampdoria në stadiumin “San Siro”.

Kryetifozi zikaltër kishte kaluar më herët 26 vjet në burg. Inter fitoi thellë  3-0 ndaj Sampdorias, por në vend të festonte, kryetifozi zikaltër mbeti i vrarë para ndeshjes. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH