Aktualitet

Foto/ Vdekja e 17-vjeçares, ja i riu që drejtonte motorin e ujit

Shkruar nga Liberale

Në foton më poshtë shihni 25-vjeçarin, Indrit Bajraktari i cili drejonte motorin e ujit ditën e djeshme në Velipojë dhe është arrestuar për vdekjen e Enisa Dodës.

Nga autopsia e vajzës së vdekur, dhe është konstatuar se nuk ka shenja dhune në trup, por vetëm disa të nxirra nga përplasja e saj në ujë pas rrëzimit nga motori i ujit.

Mësohet se ata ishin thjesht vetëm shokë dhe dolën një xhiro në det.

Tashmë Bajraktari akuzohet për tre vepra penale, shkaktim i vetëvrasjes, pengim i procedurave hetimore, moskallëzim krimi.

Ai nuk i dha ndihmën e parë vajzës Enisa Doda në vendngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH