Aktorja amerikane Halle Bailey, e cila luan rolin e sirenës në filmin "The Little Mermaid" ka veshur në premierë një fustan nga stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti.
Fundi i fustanit duket si një bisht sirene dhe busti imitonte guaskat e detit.
“Ky moment do të thotë gjithçka për mua, jam shumë mirënjohëse që jam këtu. Thjesht ndihem shumë e nderuar dhe jam e lumtur që më në fund ka ardhur dita ku të gjithë mund ta shikojmë”, tha ajo për Deadline në këtë ngjarje.
Filmi do të shfaqet në kinema më 26 maj.