Globi

Foto/ Ushtari vdes 9 ditë pasi u rop për së gjalli nga arusha

Shkruar nga Liberale
Foto/ Ushtari vdes 9 ditë pasi u rop për së gjalli nga arusha

Teksa ishte duke mbledhur gaforre në një plazh të vdekur në ishujt e largët Kuri, të Rusisë Aleksei Invanoskvi u sulmua egërsisht nga një arushë.

Arusha ishte duke mbrojtur dy këlyshët e saj kur e sulmoi ushtarin. Sulmi ishte i egër, pasi ajo i hoqi ushtarit lëkurën e kokës, të shpinës, si dhe i këputi njërën këmbë.

Viktima u dërgua menjëherë me helikopter në kryeqytetin e rajonit Juhzno Sakhalinsk. Pas sulmit ai pësoi vdekje klinike, por u përmend pas trajtimeve në spital, shkruan Daily Mail.

Por, nëntë ditë pas sulmit 36 vjeçari ka pësuar sulm në zemër dhe ka ndërruar jetë./Gazeta Liberale

 

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1097293,1097290,1097291,1097292,1097289,1097288,1097287"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH