Aktualitet

Foto/ U gjet pa kupon, mbyllet super restoranti në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Foto/ U gjet pa kupon, mbyllet super restoranti në Tiranë

Aksioni anti-informalitet ka mbyllur ditën  e djeshme The Code një nga lokalet e frekuentura në ish-Bllok dhe ka gjobitur dy nga clubet më të njohura Cavaliero dhe LoliPop.

Zv. kryeministri Erion Braçe ka bërë të ditur se është mbyllur edhe 'Iluminatium',  një nga restorantet më luksoze në afërsi të Tiranës.

Brçe shkruan në rrjetet sociale, se ky restorant u kap për herë të dytë pa dokumentuar transaksionet me kupon tatimor.

"Evazioni fiskal është pabarazi. Ky është super restoranti Iluminatium buze Erzenit, në juglindje te Tiranes, poshtë urës së “Peshkatarit”;

U mbyll pa më parë. Inspektoret e tatimeve rajoni qendër, e gjeten per here te dyte pa dokumentuar transaksionet me kupon tatimor! Zotëri sipërmarrës, boll me paligjshmëri!

Cdo fundjave e ke restorantin plot e përplot; Fiton ti qe cke me te, përse nuk pret fature tatimore e kupon tatimor?! Mire shtetit, po vetes perse i bën dëm?

Te kushton shume me lire te jesh i ligjshëm; Fiton vete e shlyen detyrimet ndaj shtetit. Vetëm kështu do jesh rehat e i qete ne sipërmarrjen tënde! Mos ju jep tundimit te superfitosh duke marre edhe pjesën e shtetit!", shkruan Braçe./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1095203,1095201,1095202,1095204,1095205,1095206,1095207"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH