Globi

Foto/ Trump me gafën e tij lë pa fjalë përkthyesen italiane

Shkruar nga Liberale
Foto/ Trump me gafën e tij lë pa fjalë përkthyesen italiane

Presidenti amerikan dha një konferencë shtypi me homologun italian, presidentin Matarela, ndaj të cilit nuk kurseu as shakatë, duke e quajtur “Mocarela”.

Por përtej shakave të tij, vëmendjen më të madhe e mori përkthyesja italiane. Reagimi i saj ishte befasues, pasi Trump bëri një koment në lidhje me historinë midis Italisë dhe SHBA-ve.

SHBA-të dhe Italia janë të lidhura fort, me pikëpamje të njëjta kulturore, të cilat i ndajmë bashkë prej mijëra vitesh, që nga koha e Romës së Lashtë”, tha Trump, i cili dëshmoi edhe një herë se njohuritë e tij janë vetëm për biznes, ndërsa në histori mbetet shumë mbrapa.

Kur u krijua SHBA në vitin 1776, ndërkohë Roma e Lashtë, nuk ekzistonte më, pasi historia e saj kishte përfunduar në vitin 410 të erës sonë, pavarësisht se jehona vjen deri në ditët tona./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1094557,1094558,1094559,1094560,1094561,1094562,1094563,1094564"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH