Showbiz

FOTO/ Transformimi i Olta Gixharit, vlen më tepër aktori, apo personazhi i Big Brother në Shqipëri?

Shkruar nga Liberale

Aktorja Olta Gixhari është bërë më e famshme për faktin se u bë pjesë e Big Brother, sesa për rolet e saj në teatër apo kinema.

Olta Gixhari është rikthyer në një ndër personazhet më të komentuara javët e fundit. Dhe jo se ka marrë pjesë në ndonjë film a shfaqje teatrore, por sepse është futur në Big Brother Albania. Në rrjetet sociale ajo është kritikuar, për shkak të disa deklaratave të tipit “unë 100 mijë euro s’i kam asgjë”, apo “unë vishem firmato, jo me rroba të lira”.

Pra, çështja e parë që shtrohet është nëse, ajo është një personazh simpatik dhe i adhuruar i publikut apo antipatik?

Dhe e dyta, për dashamirësit e shumtë të artit dhe sidomos ata që vajtojnë godinën e rrëzuar të “teatrit” ia vlen më të jesh aktor në vendin tonë, apo personazh i Big-Brother?

Së fundmi ndërkohë, në rrjet janë shpërndarë disa foto të mëparshme të saj, të cilat tregojnë ndryshimet që ka pësuar falë ndërhyrjeve plastike. Fotot e dikurshme të realizuara në Kosovë nga fotografi Avni Selmani, tregojnë ndryshimin e pamjes së saj. Dhe kjo sipas komenteve, jo thjesht për shkak te viteve, por për shkak të ndërhyrjeve.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH