Memorie.al publikon disa foto të periudhës së komunizmit para viteve ’90-të kur në Shqipërinë komuniste festohej 1 Maji, ‘dita e punëtorëve’ e cila u njoh dhe u përkujtua si e tillë nga viti 1945-së deri në 1990-ën.
Imazhe të rralla që na paraqesin klasën punëtore dhe fshatarësinë kooperativiste që “parakalonte e lumtur” me pankarta dhe buqeta lulesh në duar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para tribunës së udhëheqjes së lartë të PPSH-së, ku zinin vënd: Enveri, Mehmeti, Hysni Kapo, Haxhi Lleshi, Gogo Nushi, Rita Marko, Ramiz Alia etj., nga Byroja Politike dhe Komiteti Qëndror i PPSH-së, si dhe imitimet e “armiqve të popullit”, si Mehdi Frashëri, Qazim Mullet, Vasil Andoni etj., ku personat që “interpretojnë” ata, janë veshur me brekë e këmisha të bardha dhe gajasnin udhëheqjen e lartë.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1138629,1138630,1138631,1138632,1138633,1138634,1138635,1138636,1138637,1138638,1138639,1138640,1138641,1138642,1138643,1138644,1138645,1138646,1138647,1138648,1138649,1138650,1138651,1138652,1138653"]