Showbiz

Foto/ Tavolina më e shtrenjtë në botë gjendet në Itali dhe është dizenjuar nga artisti i njohur shqiptar

Shkruar nga Liberale
Foto/ Tavolina më e shtrenjtë në botë gjendet në Itali

Quhet tavolia Timless dhe kushton 1.890.000 euro! Triumfi i 'Made in Italy' është dizenjuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha dhe e krijuar nga një grup prej dymbëdhjetë ekspertësh italianë.

Nga bashkëpunimi i tyre lindi një objekt "i përjetshëm" - kështu e shpjegon emri - i cili mishëron shpirtin, njohuritë dhe përsosmërinë italiane aq të vlerësuar.

Një tavolinë e cila, përveçse kombinon mjeshtërinë dhe aftësitë, ndërthur edhe materialet: çeliku i skalitur me dorë dhe mermeri i bardhë Carrara, i ardhur nga guroreja Cervaiole në Henraux, një kompani lider në fushën e gërmimit dhe përpunimit të mermerit, përbëjnë bazën; pjesa e sipërme, nga Riva 1920, është bërë me "Kauri", një dru mijëra vjeçar nga pyjet e Zelandës së Re. Tavolina është 5 metra e gjatë dhe brenda ka një orë që është një kryevepër e vërtetë mekanike: rezultat i disa viteve të kërkimit dhe zhvillimit, ajo u krijua nga La Vallée dhe krenohet me dymbëdhjetë pajisje inovative në pritje për patentë.

Helidon Xhixha, është një nga skulptorët më të kërkuar në Evropë, SHBA, Amerikë Latine dhe Lindje e Mesme. Punët e tij janë prezantuar në sheshet më të njohura të Evropës, ku dallojnë format abstrakte prej çeliku. Edhe në Tiranë skulptori ai ka dy vepra monumentale, tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” dhe tek Sheshi Italia.

Xhixho ka vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe më pas është transferuar në Itali. Në vitin 1998, ai ka shkuar në Londër ku ka vazhduar Universitetin Kingston.

 

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1357081,1357083,1357082,1357099,1357100,1357098,1357080,1357094,1357095,1357096,1357085"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH