Aktualitet

Foto/ Sytë e miliona njerëzve mbi kurorëzimin e mbretit, kush janë të ftuarit specialë

Shkruar nga Liberale
Foto/ Sytë e miliona njerëzve mbi kurorëzimin e mbretit, kush

Ndërsa dita e kurorëzimit të mbretit Charles III ka ardhur, të famshëm nga e gjithë bota kanë filluar të shfaqen në Westminster Abbey.

Kurorëzimi i Mbretit të ri të Anglisë është një rast madhështor, i zhytur në traditë dhe histori, dhe lista e të ftuarve përfshin, ndër të tjera, figura të rëndësishme nga industria e argëtimit.

Në kurorëzimin e çiftit do të marrin pjesë 2300 të ftuar, duke përfshirë mbretër dhe mbretëresha nga e gjithë bota, krerë shtetesh, anëtarë të aristokracisë britanike dhe anëtarë të shquar të familjes mbretërore dhe të famshëm.

Fotografët kanë nisur të publikojnë pamjet e para të ardhjeve magjepsëse. Ndër personat e famshëm që mbërritën të parët ishin aktorja angleze fituese e Oskarit, Emma Thompson, Nick Cave, kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, këngëtarja, Katy Perry, Lionel Richie, grupi muzikor Ant dhe Dec.

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1351003,1351002,1350988,1350989,1350996,1350995,1350997,1350994,1351009,1351008,1351000,1350999,1350998,1350991,1350992,1350993,1351004"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH