Aktualitet

Foto/ Sulm i përgjakshëm në mes të Athinë, mbeten të vdekur 3 shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Foto/ Sulm i përgjakshëm në mes të Athinë, mbeten

Një sulm i rënda ka tronditur mbrëmjen e së dielës Athinën, ku 3 shqiptarë mbetën të vdekur.

Të vrarët janë Andon Tefi, Armando Lamaj dhe një 23-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Sa i përket 48-vjeçarit nga Korça, Tefi, mediat greke raportojnë se ishte ai që nisi i pari të qëllonte mbi rivalët e tij në tregun e narkotikëve, duke lënë të vdekur në vend Lamajn.

Ai më pas u largua nga “Mercedes Benz-i” që drejtohej nga një femër që mori zvarrë viktimën 23-vjeçar dhe tentoi të arratisej, duke lënë pas gjatë aventurës së tij me armë në dorë edhe dy policë të plagosur.

Për policinë greke është e qartë se kemi të bëjmë me një larje hesapesh mes dy bandave të drogës, pasi nisi sagën e përgjakjes së kryeqytetit helen është një emër i njohur për autoritetet dhe i skeduar më parë.

Andon Tefi ka qenë i arrestuar më parë për drogë, ndërsa ishte pjesë e organizatave kriminale. Autori ka qenë i martuar dhe ka një vajzë, ndërsa zyrtarisht ka deklaruar se drejtonte një dyqan servis makinash.

Mediat greke duke ju referuar burimeve nga policia nënvizojnë se 48-vjeçari konsiderohej si një nga kriminelët më të ashpër në Athinë, pasi ishte i pamëshirshëm dhe lëvizte gjithmonë i armatosur.

Ndërkohë, një dëshmitar, i cili ndodhej pikërisht në vendin e takimit vrastar, ka përshkruar me detaje për Ertnews.gr masakrën e ndodhur në qendër të Athinës.

“Ai ishte i tërbuar, gjuante pa pushim dhe në të gjitha drejtimet”, thotë ai për agresorin. Dëshmitari okular flet për tërbimin e Tefit, i cili shprehet se “derisa ka hipur në makinën tjetër ka vazhduar të gjuajë në të gjitha drejtimet, pa llogaritur asgjë”.

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1252858,1252859,1252860,1252861"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH