Globi

Foto/ Stuhia e borës paralizon Spanjën

Shkruar nga Liberale
Foto/ Stuhia e borës paralizon Spanjën

Alarm i kuq në pjesën më të madhe të Spanjës për shkak të stuhisë së borës Filomena, e cila ka paralizuar vendin. Në Madrid, një prej zonave më të prekura, shtresa e borës pritet të arrijë në 20 centimetra gjatë 24 orëve në vazhdim.

Aeroporti i qytetit është mbyllur, e po ashtu një sërë rrugësh të rëndësishme. Mësimi është ndërprerë në 50 shkolla. Mbrëmjen e së premtes, shumë automjete mbetën të bllokuara në një autostradë pranë kryeqytetit. Zjarrfikësit u thirrën për të ndihmuar personat e bllokuar të dalin nga automjetet.

Në disa zona, ushtria u mobilizua për pastrimin e rrugëve. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme.

Agjencia Meteorologjike kombëtare foli për sasi të jashtëzakonshme dhe gati historike bore. Moti i ftohtë pritet të vijojë përtej fundjavës me temperaturat që pritet të arrijnë në -12 gradë celsius në kryeqytetin spanjoll.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1178629,1178626,1178627,1178628,1178630,1178625,1178631"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH