Globi

FOTO/ Stuhia "Daniel" prej tre ditësh godet Greqinë, rritet numri i viktimave, qindra shtëpi nën pushtetin e ujit

Shkruar nga Liberale

Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga stuhia “Daniel” që ka goditur Greqinë qendrore prej rreth tre ditësh tashmë.

Raportohet se janë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të vendit, me qindra shtëpi të përmbytura si dhe mijëra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit.

Sipas mediave greke, mësohet se autoritetet vijojnë operacionet e shpëtim-kërkimit për personat e bllokuar në banesat e tyre, si dhe për një pjesë tjetër që janë shpallur të zhdukur.

Në rajonin e Kardicës, në komunën e Palamasit, fshatrat janë nën uji dhe banorët janë shprehur se ka një numër të lartë personash të zhdukur.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme dhe në funksionimin e spitalit në Volos, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe mungesës së ujit të pijshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH