Aktualitet

Foto/ Si u ekzekutua në Ekuador bosi shqiptar i kokainës (Emri)

Shkruar nga Liberale

Një shqiptar u ekzekutua në shtëpi e tij në Ekuador, nga policë të rremë.

Kriminelët u paraqitën si agjentë të Antinarkotikëve për të hyrë në lagjen luksoze "La Aurora".

Trupi i pajetë u hoq nga prona dhe u dërgua në Laboratorin e Kriminalistikës. Sipas dëshmive ekzekutorët dukeshin si policë të vërtetë.

Ngjarja ndodhi dje në mëngjes, ndërsa viktima mori disa plagë, të shkaktuara nga një pushkë dhe një pistoletë.

Adriatik Tresa më herët ka qenë i akuzuar, për përfshirjen në vrasjen një bashkatdhetarit.  Në sistemin e gjyqësorit ekuadorian thuhet se Adriatik Tresa ka dy procedime ligjore; për pastrim parash dhe një tjetër për armëmbajtje pa leje.

"Një armë zjarri u gjet në shtëpinë e tij. Ne jemi duke analizuar lidhjet e Tresës me një organizatë të madhe të trafikut të drogës. Me sa duket, ai ishte viktimë e një rrëmbimi në tentativë ”, deklaroi gjenerali Fausto Olivo, drejtori kombëtar i Dinased për mediat. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH