Showbiz

FOTO/ Si ka ndryshuar Elsa Lila, pas rikthimit të bujshëm

Shkruar nga Liberale

Mund të quhet rikthim i bujshëm.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elsa Lila është rikthyer në rrjete sociale disa muaj pas arrestimit të saj nën akuzat për përfshirje në një bandë kriminale për trafik droge. Akuza që nuk u provuan

Rikthimi i këngëtares në llogarinë e saj zyrtare në Instagram erdhi bashkë me një lajm për rikthimin e saj në muzikë.

Ishte vetë Elsa Lila ajo që ka publikuar një fotografi ku shihet në një studio muzikore teksa thotë se po punon për një projekt të ri. “Duke punuar për një këngë të re”, ka shkruar Lila në mbishkrimin e fotos që u pasua nga komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj.

Së fundmi, ajo ka realizuar dhe disa foto nga fotografi i mirënjohur, Fadil Berisha.

Ajo ka postuar edhe foto nga përditshmëria e saj ku duket ndryshimi i madh. Dy herë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës dhe po kaq herë fituese, Elsa Lila mbetet një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH