Aktualitet

Foto/ Shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje, Çuçi i dorëzon dosjet kolegut që i "zuri karrigen"

Shkruar nga Liberale
Foto/ Shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje, Çuçi i

Pas betimit në Presidencë, Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, ka shkuar në Ministri ku është pritur nga ish-ministri Bledi Çuçi, zyrtarët më të lartë të Ministris si dhe titullarët e institucioneve të varësisë e drejtues të tjerë.

Në fjalën e tij, Çuçi shprehu falënderime për stafin e Ministrisë Brendshme dhe vuri në dukje se arritjet në disa prej prioriteteve të punës së institucionit, janë rezultat i kontributeve të të gjithëve.

Ai shprehu vlerësimet më të larta për Ministrin e ri Balla dhe njëherësh i uroi atij suksese në detyrën e re, duke i dorëzuar formalisht edhe një dosje “exit-memo” me arritjet, prioritetet dhe një “road-map” për objektivat e ardhshme.

Taulant Balla në fjalën e tij të parë si Ministër i Brendshëm, falënderoi Çuçin për punën e bërë dhe shprehu se në fillim të javës së ardhshme do të bëjë të njohura për stafin dhe publikun, prioritetet që ai ka vendosur në detyrën e sapomarrë.

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1370675,1370674,1370673,1370672"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH