Aktualitet

Foto/ Shqiptari digjet i gjallë brenda fabrikës me kanabis në Angli

Shkruar nga Liberale

Një shqiptar ka humbur jetën pas një zjarri që ka përfshirë një fabrikë kanabisi. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ishte bllokuar brenda fabrikës pasi mori flakë, bashkë me një tjetër person, gjithashtu shqiptar.

Për pasojë, 43-vjeçari humbi jetën, Margaritis Xhindi, ndërsa 20-vjeçari mundi të mbijetonte dhe aktualisht është larguar edhe nga spitali, pasi mori ndihmën mjekësore raporton abcnews.al. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes, më 4 qershor, në një fabrikë në Brierley Hill.

Për arsye ende të paqarta, fabrika ku rritej dhe përpunohej kanabisi mori flakë bashkë me dy shqiptarët brenda. Të enjten, pas orës 19:30, shqiptarët u nxorën pas shumë sforcove nga aty dhe u dërguan në spital.

43-vjeçari, baba i tre fëmijëve, humbi jetën nga plagët e marra ndërsa i riu mbijetoi.

Një zëdhënës i Policisë West Midlands tha ata besojnë se të dy burrat janë trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishin duke u mbajtur kundër dëshirës së tyre në fabrikë.

Njësia, e përdorur për të rritur kanabis në një shkallë industriale, ishte e bllokuar dhe dy shqiptarët nuk kishin asnjë mënyrë për t'i shpëtuar zjarrit, shkruan birminghammail.co.uk.

Policia West Midlands po punon ngushtë me Shërbimin Zjarrfikës  dhe ekipin e tyre të specializuar të hetimit për të gjetur shkakun e zjarrit. Po bëhet gjithashtu një ekzaminim i plotë mjeko-ligjor i vendit të ngjarjes./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH