Life Style

Foto/ Shpat Kasapi i shpreh dashurinë publikisht partneres

               Publikuar në : 11:58 - 15/09/20 liberale

Pak ditë më parë u zbulua se këngëtari shumë i pëlqyer nga publiku e që prej vitesh ka sjellë hite në muzikë, ka nisur një lidhje të re. Shpati u kap mat me një vajzë bukuroshe teksa ndodheshin në një lokal në Shkup.

“Prive.al” bëri të ditur se Shpati dhe vajza në fjalë kanë më shumë se një vit bashkë. E dashura e Shpatit quhet Selvije, ka pasur një sallon bukurie të saj në Maqedoni dhe ka punuar me shumë figura publike.

Tani që lidhja u zbulua, Shpati nuk i kursen komentet plot dashuri për partneren. Në foton e fundit, Selvije i ka komentuar Shpatit emojin e një kurore, shoqëruar me një zemër të kuqe.

“Ti je plot dashuri”, i përgjigjet Shpati duke e shoqëruar komentin e tij me dy zemra të kuqe.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back