Showbiz

Foto/ Sekuestrohet makina superluksoze e këngëtares, ishte e vjedhur

Shkruar nga Liberale
Foto/ Sekuestrohet makina superluksoze e këngëtares, ishte e vjedhur

Vetura “Bentley” në vlerë prej 250 mijë eurosh, të cilën këngëtarja Morena Taraku tentoi ta fuste në Kosovë si të re, duke i ikur pagesës së doganës, është raportuar si e vjedhur në Gjermani.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se në Policinë gjermane, por edhe në INTERPOL, se kjo veturë është raportuar si e vjedhur.

Pas këtij informacioni, Policia e Kosovës ka lokalizuar veturën dhe e ka sekuestruar atë.

Vetura luksoze kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1098341,1098340,1098339,1098338,1098337"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH