Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.
“Çmendurisht në dashuri me Roman-in tonë, i lindur dje më 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej por megjithatë 2.9 kg gëzim i pastër”- shkruan Sara krahas fotos së ëmbël me dy djemtë e saj./Gazeta Liberale