Aktualitet

Foto/ Rumuni fut ilegalisht shqiptarët në Britani, me një “arkivol”

Shkruar nga Liberale
Foto/ Rumuni fut ilegalisht shqiptarët në Britani, me një

Një 20-vjeçar rumun është dënuar me 30 muaj burgim për shkak se u shpall fajtor për trafikimin e dy shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. “Daily Mail” shkruan se i kishte fshehur ata nën dyshemenë e kamionit.

Rumuni u ndalua nga oficerët e forcave kufitare në hyrje të Dover rreth orës 9:15 pasdite më 7 shkurt. Zv.drejtori i Forcave Kufitare, Martin Coates tha se emigrantët ishin mbërthyer në zgavër të ngjashme me një arkivol.

“Burrat ishin mbërthyer në zgavër në atë arkivol si kosh. Oficerëve iu deshën më shumë se 20 minuta për të hequr bulonat. Për fat të mirë burrat ishin në gjendje të mirë shëndetësore kur i gjetëm ata, por rreziku për jetën në një fshehje të tillë është i lartë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me partneret e zbatimit të ligjit për të sjellë para autoriteteve persona si kontrabandisti Bucur”, – tha ai

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1147262,1147264,1147263"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH