Showbiz

Foto/ Rudina na la pa fjalë, ja çfarë shkruan për ish-bashkëshortin

Shkruar nga Liberale
Foto/ Rudina na la pa fjalë, ja çfarë shkruan për

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj na ka lënë të gjithëve sërish pa fjalë. Ajo ka postuar një foto me ish-bashkëshortin, teksa shkruan: “Aleksi, çun beqar”.

Kujtojmë se ata janë prindër të një vajze, Viktorias. Aktorja ka nisur procedurat e divorcit që në muajin qershor, por vetëm para disa ditësh e pranoi ndarjen.

Në media është përfolur se ajo është me një lidhje me ish-deputetin Mark Frroku, kjo nisur edhe nga fakti që në inaugurimin e lokalit të saj në kryeqytet, ajo e falënderoi për mbështetjen dhe besimin.

Por fotoja e fundit e Dembacajt, tregon se vazhdon të ketë një marrëdhënie mjaft miqësore me ish-bashkëshortin./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1105285,1105279,1105280,1105281,1105282,1105283,1103779,1103782,1103780,1089866"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH