Aktualitet

Foto/ Ruçi, Balla dhe Hajdari të tre bashkë në Holandë

               Publikuar në : 10:25 - 21/05/19 Liberale

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla së bashku me deputeten e PD-së Rudina Hajdari kanë shkuar në Holandë dhe po zhvillojnë takime në kuadër të negociatave.

Takimi i parë i tyre po bëhet me Kryetaren e Dhomës së Dytë të Parlamentit holandez, Kadija Arib.

Pasdite Ruçi dhe delegacioni që e shoqëron, do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Komisionin e Çështjeve evropiane, komision i cili do të përcaktojë vendimin e Holandës ndaj Shqipërisë.

Të mërkurën, ditën e fundit të vizitës, kryetari i Kuvendit do takohet me Kryetaren e Senatit Holandës, znj.Ankie Brokers – Knol dhe me Senatorë holandezë.

Këto takime po zhvillohen teksa jemi në prag të muajit ku priten të hapen apo jo negociatat me BE-në./ Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *