Globi

FOTO/ Rezidenca e familjes së Princeshë Dianës jepet me qira, janë rritur 19 breza

Shkruar nga Liberale

Rezidenca e familjes së Princeshë Dianës jepet me qira. Në këtë rezidencë të çmuar janë rritur plot 19 breza të Spencers.

Shtëpia e vendosur në një pronë private prej 50,000 hektarësh në Northamptonshire në East Midlands të Anglisë, pasuri kjo e cila ka qenë në  zotërimin e familjes që nga viti 1508 kur Spencers-t e parë blenë tokën nga të ardhurat e mbarështimit të deleve, ku përfshin toka pyjore, vila dhe ferma.

[gallery ids="1387981,1387985,1387986"]

Rezidenca kryesore, e shtrirë në 550 hektarë, është shtëpia e Earl Charles Spencer, vëllai i vogël i Dianës. Luksi dhe historia “takohen” në rezidencën mahnitëse, të cilën Elysian Estates e përshkruan: "rezidenca ofron nivele të pashembullta shërbimi, privatësie dhe luksi për të rivalizuar pronat më të mira kudo në botë, megjithatë ruan një ndjenjë vërtet mikpritëse që e bën Althorp kaq të veçantë".

Është një nga shtëpitë më të mëdha feudale në Angli dhe ka qenë selia e familjes Spencer që kur Sir John Spencer mori pronësinë e pasurisë dhe ndërtoi rezidencën. Althorp ka qenë shtëpia e 19 brezave të familjes Spencer dhe është një pjesë e rëndësishme e historisë së Anglisë pasi ka pritur takime të politikanëve të mëdhenj, ballo historike dhe pritje.

Në vitin 1953 pas luftës, shtëpia u hap për herë të parë për publikun, me synimin për të mbledhur para për të përballuar taksat e rënda. Diana u rrit në Althorp me dy motrat e saj më të mëdha, Lady Sarah dhe Lady Jane Spencer, dhe vëllain e saj më të vogël Earl.

Kopshtet e zbukuruara rrethojnë rezidencën, ndërsa përtej shtrihet një park drerësh, liqen privat, pyll dhe livadh.

Të gjitha dhomat rrezatojnë luks: dhoma e bilardos, biblioteka me 10,000 vëllimet e saj ku mund të ulesh pranë oxhakut e të lexosh dimrit, dhoma e vizatimit me koleksionin e saj të mobiljeve të zbukuruara franceze, dhoma Marlborough me dhomën e saj madhështore të ngrënies, dy oxhaqe të mëdha dhe pamja e parkut dhe Galerisë së Arteve me koleksionin e saj të vlefshëm të artit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH