Showbiz

FOTO/ Reperi i njohur shqiptar konfirmon lidhjen e re: Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite

Shkruar nga Liberale

Reperi i njohur, Stresi në intervistën e kaluar u shpreh se ndihet shumë i dashuruar.

Së fundmi, ai teksa ishte në një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, zbuloi një femër që e shoqëronte dhe u përfol se vajza e kishte emrin Rreze dhe ishte nga Kosova.

Mbrëmja e kaluar ka qenë tepër e veçantë për Stresin dhe këtë reperi e ka pranuar vet, përmes një postimi të bërë në porfilin e tij të "Instagramit".

Arkimedi shihet teksa puth në gushë një vajzë brune, ndërkohë që po shijojnë një darkë romantike.

"Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite", shkruan Stresi bashkangjitur postimit të tij në "Instastroy", duke na lënë të nënkuptojmë se pas dashurisë së fortë me Kejsit, artisit duket se ka gjetur sërish dashurinë e vërtetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH