Aktualitet

Foto/ Ra ky tërmet dhe risolli Vangjush Dakon në Bashki

Shkruar nga Liberale
Foto/ Ra ky tërmet dhe risolli Vangjush Dakon në Bashki

Dorëheqja e Valbona Sakos nga drejtimi i Durrësit, duke se ka rikthyer në skenë ish-kreybashkiakun Vangjush Dako.

Në media është aluduar shpesh për rolin e Dakos, madje edhe opozita ka reaguar pas zgjedhjes së kryebashkiakut të komanduar Zhylien Varfa, i cili ka mbajtur për 12 vjet postin e nënkryetarit të Bashkisë Durrës.

PD, në një reagim zyrtar tha se Dako është rikthyer në Bashki, duke vendosur në krye njeriun e tij të afërt.

Por edhe Dako është parë në ambientet e Bashkisë, fill pas dorëheqjes së Sakos. Fillimisht ai doli në një video të shpërndarë edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Sipas ABC News Dako është parë çdo ditë në kafenë që ndodhet vetëm 100 metra larg Bashkisë. Madje ai është fotografuar me ministrin fuqiplotë, Bledi Çuçi i cili u caktua nga Rama në krye të grupit të emergjencës. Po kështu në tavolinë me ta është dhe miku i ngushtë i Vangjushit, drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1108542,1108543,1108544,1108541"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH