Showbiz

Foto/ Qeni besnik pret 6 ditë jashtë spitalit pronarin e tij

Shkruar nga Liberale
Foto/ Qeni besnik pret 6 ditë jashtë spitalit pronarin e tij

Një qen besnik ndoqi ambulancën që mbante pronarin e tij të sëmurë dhe priti jashtë spitalit për gjashtë ditë, derisa ata u ribashkuan.

Qeni i quajtur Boncuk, ndoqi ambulancën që e çoi pronarin e saj Cemal Senturk, një spital në qytetin turk Trabzon, kur ai u sëmur më 14 janar.

Vajza e pronarit tregoi se e merrte atë në shtëpi çdo ditë, por qeni vazhdimisht largohej dhe kthehej në spital.

“Ai vjen çdo ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe pret deri në mbrëmje. Nuk hyn brenda, por kur dera hapet, ajo fut kokën brenda”, deklaroi roja i spitalit, Muhammet Akdeniz.

Të mërkurën, Boncuk u ribashkua më në fund me pronarin e tij, dhe të dy u kthyen në shtëpi.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1180675,1180676,1180677,1180678,1180679,1180680,1180681"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH