Aktualitet

Foto/ Publikimi i të dhënave të MEMEX, hakerat nxjerrin foton e Elisa Spiropalit

Shkruar nga Liberale

Sistemi Memex ka rënë pre e sulmeve kibernetike të Iranit në Shqipëri. Së fundmi janë publikuar një sërë dokumentesh sensitive për rendin në vend.

Në një grup në Telegram, hakerat “Homeland Justice” kanë publikuar listat nga “MEMEX”, ku janë emrat e personave të dyshuar për akte kriminale në Shqipëri.

Rreth 90 mijë qytetarëve u janë publikuar, emër, mbiemër, numër ID, foto, data dhe vendi i lindjes.

Ndër to janë edhe të dhënat e Ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit, ndërsa nuk dihet se për çfarë dyshohet ministrja.

Burimi: Abc News 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH