Aktualitet

Foto/ Prezantohen modelet e shtëpive për të prekurit nga tërmeti

Shkruar nga Liberale
Foto/ Prezantohen modelet e shtëpive për të prekurit nga

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruanr nga ministrja Elva Margariti dhe Ministri Arben Ahmeti, ka zhvilluar një takim me banorët e Thumanës, ku janë publikuar edhe modelet e shtëpive të reja për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Thumana do të jetë zona e parë, nga 26 të tilla ku do të nisë ndërtimi i qytezës së re për banorët e prekur nga tërmeti. Në këtë qytezë do të të ndërtohen gjithsej 806 banesa individuale dhe 7981 banesa kolektive.

Banesat do të jenë të tri tipologjive, 1+1 me 60.1 m2 për familje me 1 ose dy anëtarë; 2+1 78.2 m2 për familje me 3-4 anëtarë dhe 98.3 m4 dhe është për familje për mbi 4 anëtarë dhe nuk do të jenë më shumë se 4 kate.

“Në maj nis puna, ndërsa brenda 2 viteve do të shohim një Shqipëri të re. Zonat e ndërtuara pas tërmetit do t’i marrim shembull për t’u ndërtuar edhe në zona të tjera”, tha ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1127279,1127280,1127283,1127284,1127286,1127287,1127282,1127288,1127281,1127285"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH