Showbiz

Foto/ Po tani çfarë e mërziti Ben? Çifti i famshëm filmohen duke debatuar me njëri-tjetrin

Shkruar nga Liberale

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, çifti më i komentuar i Hollivudit për kthimin në krahët e njëri-tjetrit, pas vitesh të ndarë, kanë rrëmbyer sërish titujt e lajmeve në botë. Ata janë filmuar në një situatë të tensionuar dhe shkëmbim fjalësh, por që ende nuk dihet se çfarë i ka irrituar. Dhe sapo kamera shkon drejt tyre kthehen në çiftin perfekt.

Ngjarja u filmua teksa hynë në tapetin e kuq në premierën e filmit të saj të ri "The Mother" të mërkurën në mbrëmje.

Këngëtarja e "Get Loud", 53 vjeçe, po bënte gjestikulacion me bashkëshortin e saj, 50 vjeç, me të cilin u martua vitin e kaluar. Pasi u kapën gjatë bisedës së tyre të tensionuar, ata shpejt u kthyen në modalitetin hollivud me buzëqeshje të ndezura dhe puthje të denja për skenë.

Paraqitja e së mërkurës vjen pasi çifti u bë lajm në Grammy në muajin shkurt, kur Jennifer u kap në kamera duke kërkuar që Ben të sillej si i kënaqur nga ngjarja, në një shkëmbim të turpshëm, të cilin ai e diskutoi më vonë.

Në stilin e vërtetë të superyllit, Jennifer siguroi që tensioni i tyre të mos zgjaste shumë pasi ajo shpejt kaloi në modalitetin e romancës për të bërë fotografinë perfekte në tapetin e kuq.

Çifti, i cili shpesh duken të tensionuar dhe të zemëruar kur janë në publik, u panë duke shkëmbyer fjalë të tensionuara gjatë ceremonisë, pikërisht teksa prezantuesi Trevor Noah u ul pranë tyre.

Jennifer i tha: 'Duku më miqësor. Duku i motivuar”, ndërsa Affleck i përgjigjet: “Do mundohem”.

Edhe më 18 janar, në premierën e filmit "Shotgun Wedding" ata u kapën në një përballje të tensionuar dhe shkak duket se u bë pija./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH