Aktualitet

Foto/ "Po lëvizte i vetëm pajisjen 20 kuintal", ja si ndodhi aksidenti në fasoneri që i mori jetën të riut

Shkruar nga Liberale

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që i mori jetën një 34-vjeçari në Thumanë.

"Mësohet se Taulant Dika, ka tentuar të lëvizë makinerinë me të cilën punonte në një fasoneri farë pranë banesës së tij, një tranxhë që pret lëkurën që shërben për këpucët. Ndonëse pesha e kësaj pajisje i kalon 20 kuintal, këtë veprim vikatima ka tentuar ta bëjë i vetëm pa njoftuar asnjë prej kolegëve apo punëdhënësve. Gjate tentativës për ta spostuar, tranxha ka dalë nga balanca duke u rrëzuar dhe zënë poshtë 34-vjeçarin, baba i dy fëmijëve të mitur. Fatkeqësisht goditja ka qenë fatale për të dhe i ka marrë jetën në vend dhe ose ndërhyrja e kolegëve dhe stafit të fasonerisë ka qenë e menjëhershme ka qenë e pamundur t’i shpëtohet jeta. Dika punonte i siguruar në një fasoneri me administrator Fred Kaleshën, 48 vjeç nga Kruja, i cili është arrestuar nga policia", shkruan BW.

Fasoneria është e mbyllur pas kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa varrimi i 34-vjeçarit do të bëhet sot në orën 15:00.

Burimi: BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH