Life Style

Foto përreth botës/ Jeta në epokën e koronavirusit

               Publikuar në : 19:17 - 31/03/20 liberale

Shumë gjëra kanë ndryshuar që prej shfaqjes së koronavirusit, që shkakton sëmundjen Covid-19. I shfaqur fillimisht në Lindjen e Largët, tashmë ai e ka bërë xhiron e globit dhe ka prekur të gjithë kontinentet, duke shkaktuar mijëra viktima gjatë rrugës.

Se si është të jetosh në epokën e koronavirusit e tregojnë më së miri këto foto të realizuara nga Agjencia Reuters, në të gjithë botën.

<
>
Prifti në Brazil vendos fotografitë e besimtarëve të kishës së tij gjatë meshës që transmeton në televizor.
Edhe tango ka ndryshuar në Buenos Aires, Argjentinë, për shkak të koronavirusit.Edhe tango ka ndryshuar në Buenos Aires, Argjentinë, për shkak të koronavirusit. Maska nuk ndal dot dashurinë për këtë çift në qendër të Shangait. Pasi ka notuar në liqen, John Tierney vendos doreza për të kapur shkallën. Londër, Angli. Miqtë trokasin shishet e birrës në kufirin e mbyllur tashmë mes Gjermanisë dhe Zvicrës. Balerina Ashlee Montague kërcen me maskë kundërgaz në “Times Square”, Manhatan, Nju Jork, SHBA. Prifti në Brazil vendos fotografitë e besimtarëve të kishës së tij gjatë meshës që transmeton në televizor. Nipi sheh gjyshen përmes dritares, në Njukasëll, Angli. Në tavolinat e një lokali në Eltana, Siatëll, SHBA, mund të ulen vetëm vizatimet e klientëve. Një tregtar dërgon fruta-perime me varkë te klientët e tij në Venecia, Itali. Statuja e një sërfisti, e mbuluar me maskë, në Encinitas, Kaliforni, SHBA.

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back