Reshjet e shiut kanë shkaktuar thuajse një katastrofë në qytetin e Laçit. Reshjet e shiut dhe prurjet e mëdha të përroit që kalon në qytet kanë bërë që shumë lagje të përmbyten, duke hyrë në katet e para të bizneseve dhe banesave.
Kryetarja e bashkisë Laç Majlinda Cara, i bën apel për ndihmë qeverisë. Ajo tha para mediave se bashkia ka dërguar pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit projektin e rehabilitimit te përroit, i cili është ngushtuar edhe nga ndërhyrjet e paligjshme, por deri me tani asnjë përgjigje.
Vet banorët e prekur nga përmbytjet kërkojnë nga shtetit që të ndërhyrjet për përroin, i cili paraqitet si kërcënim serioz për ta./Gazeta Liberale